Pep Guaridola është kënaqur duke ndjekur një ndeshje të madhe si ajo mes Barcelonës dhe Interit. Ish-trajneri i katalanasve, duke folur sot para mediave, theksoi se kishte shijuar këtë takim të Ligës së Kampioneve.
“Kur propozon lojën e Barcelonës, nuk do të ketë kurrë stadiume të boshatisura. Merita është edhe e Interit, Inzagi është një trajner i pabesueshëm dhe skuadra e tij gjithashtu.
Falë ndeshjeve të tilla, stadiumet do të jetë gjithmonë të mbushura dhe biznesi jonë do të vazhdojë të rritet”, tha ai, duke folur për spektaklin që kishte ofruar ndeshja e mbyllur me shifrat 3-3.
PANORAMASPORT.AL