Trajneri Roberto De Zerbi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për Milanin si dhe rikthimin në Itali. Gjithashtu tekniku i Brajtonit është ndalur tek miqësia me Guardiolën dhe humbja ndaj Sitit.
AC MILAN – “Fati im është që jam rritur në Milanin e madh të kampionëve, në epokën Kapelo. Boban kishte një simpati për mua. Më quajti “talent”, futbollist dhe njeri me personalitet të pakufizuar. Edhe pasi ai ndalon së luajturi. Askush nuk ishte si ai.
GUARDIOLA – Ai është treguar i jashtëzakonshëm me mua. Kur mbërrita në Angli më thirri: “Nëse ke nevojë për ndonjë gjë mos hezito të më telefonosh”. Një gjest i madh pasi kur erdha këtu isha një zero ndërsa tani jemi miq”.
HUMBJA NDAJ SITIT- Kisha dyshime me stafin tim nëse duhet të zgjidhja guximin apo të prisja. Në fund thash nëse humbasim, dua ta bëj sipas mënyrës time. Do të luajmë. Do të sulmojmë Sitin në zonën e tyre. Kjo nuk ishte parë kurrë më parë.
ALEGRI GABIM – “Alegri thotë se futbolli është i thjeshtë? Unë nuk jam dakord. Nuk mund të jetë një gjë e thjeshtë kur 22 burra janë përballë njëri-tjetrit, me të gjitha variablat e përfshirë. Mbi të gjitha, nuk mendoj se vetëm fituesi mund të flasë. Rezultati nuk justifikon gjithçka, kam dhënë jetën time për futbollin, nëse ndalem vetëm në rezultat, një penallti brenda ose jashtë do të ndjehesha si m*t. Unë dua të fitoj me stilin tim. Stili është ai që je në atë që bën.”
LOKATELI DHE BERARDI – “Lokatelin do ta çoja kudo ndërsa Berardi është si një fëmijë kur luan futboll. Ai dëshiron të argëtohet. Një djalë shumë i mirë, një introvert si pak të tjerë”
KURRË NË ATALANTA – “Pas gjashtë vitesh në Foxhia nuk do të shkoja kurrë tek Bari. Ashtu siç nuk do të shkoja kurrë tek Atalanta”.
KTHIMI NË ITALI – “Sot nuk ka kushte, por do të kthehem me siguri, jam italian dhe e dua Italinë. Këtu kam edhe 2 vite kontratë dhe ndihem mirë, por kam nevojë për diellin, dritën”.
PANORAMASPORT.AL