• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola flet për vazhdimin e kontratës së Yamal

02/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola e ka lavdëruar Barcelonën për një sezon që e quajti “pothuajse perfekt” dhe shprehu shpresën që kjo ecuri e suksesshme të vazhdojë edhe për shumë vite.

Ai ndau vlerësimin e tij edhe për talentin e ri Lamine Yamal, duke thënë se është i lumtur që ai po rritet në ambientin e duhur në “Camp Nou”.

“Lamine është një lojtar që i ndryshon ndeshjet nga krahu. Do të shohim nëse mund të krahasohet me më të mirët”, deklaroi Guardiola.

Ai përmendi performancën e Yamal kundër Interit si provë të pjekurisë së tij, ndërsa u ndal edhe te vazhdimi i kontratës dhe vendimi i tij për të qëndruar te Barcelona.

“I dhanë topin për të vendosur ndeshjen. Jam i befasuar që në moshën 17 vjeç bën gjëra të tilla”.

Guardiola u ndal edhe te kontrata e gjatë e adoleshentit, e vlefshme deri në vitin 2031, duke bërë një koment me humor: “Ai do të jetë në gjendje të blejë një shtëpi të mirë”.

“Nëse klubet e paguajnë, kjo është sepse ai i gjeneron këto para. Vendi më i mirë ku mund të jetë Lamine është te Barça. Si tifoz i këtij klubi, jam shumë i lumtur me vitin që kanë kaluar dhe që ky djalosh mund të qëndrojë aty për shumë vite”, deklaroi Guardiola.

Next Post

Sarri rikthehet me Lazio-n, ka firmosur deri në vitin 2027

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.