• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola hap derën për largimin e Grealish: Duhet të luajë më shumë, këtu ose diku tjetër

26/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Jack Grealish te Manchester City është gjithnjë e më e pasigurt. Vetë trajneri Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se një largim gjatë merkatos së verës është më se i mundshëm.

Pas fitores 2-0 ndaj Fulham-it, që u siguroi “Citizens” vendin e tretë dhe kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, trajneri katalanas komentoi mungesën e mesfushorit ofensiv anglez, i cili nuk ishte as i grumbulluar për sfidën në Londër.

“Ishte një zgjedhje teknike. Jack është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ka nevojë të luajë rregullisht, çdo tri ditë. Diçka që nuk ka ndodhur këtë sezon, e as në të mëparshmin.

Nëse mund ta bëjë këtë me ne, shumë mirë. Në të kundërt, duhet të shqyrtojë alternativa të tjera. Kjo është një çështje për të, për agjentin e tij dhe për klubin,” – deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

Fjalë që tingëllojnë si një “dritë jeshile” për një transferim të mundshëm të Grealish, i cili iu bashkua City-t në vitin 2021 për një shifër rekord prej më shumë 100 milionë eurosh.

Megjithatë, që prej ardhjes në “Etihad”, ish-kapiteni i Aston Villa-s nuk ka arritur të tregojë vazhdimësi dhe këtë sezon ka vuajtur nga një formë e luhatshme dhe mungesa e hapësirave në një skuadër me konkurrencë të lartë.

Tashmë, e ardhmja e Grealish pritet të përcaktohet gjatë verës, me disa klube që po ndjekin me interes zhvillimet rreth tij.

Për vetë lojtarin, mund të jetë momenti për të rifilluar diku tjetër, me më shumë minuta dhe një rol më qendror.

Next Post

Presidenti i UEFA-s njofton themelimin e një kompeticioni të ri në Evropë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.