Monday, 4. May 2026
Futboll

Guardiola i “fiksuar” me 19-vjeçarin e Barcelonës, City përgatit 90 milionë euro për transferimin e bujshëm

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se nuk ka bërë dhe një sezon aq të mirë, madje në shumë ndeshje ka marrë kritika të shumta, Pau Cubarsi është një nga mbrojtësit e rinj më premtues.

Pep Guardiola është një fans i madh i 19-vjeçarit dhe e sheh atë si një përforcim ideal për të tashmen dhe të ardhmen e Man. City. Sipas medieve angleze, City është gati të ofrojë deri në 90 milionë euro për të sigurar shërbimet e qëndërmbrojtësit të ri spanjoll.

Në anën tjetër, edhe pse oferta është vërtet tunduese, duket e vështirë që Barcelona të “lëshojë” nga duart një lojtar premtues si Cubarsi, i cili gëzon besimin e plotë të stafit të trajnerve dhe të drejtuesve të klubit.

Teilen: