Manchester City mbajti presionin ndaj liderit Arsenal me një fitore 2-0 në Nottingham Forest të dielën, por trajneri Pep Guardiola tha se ata kanë ende një mal për t’u ngjitur në përpjekjen e tyre për kurorën e katërt radhazi në Premier League.
Josko Gvardiol dhe Erling Haaland shënuan për ity Ground, ndërsa skuadra e Guardiolës kaloi në kuotën e 79 pikëve nga 34 ndeshje. Arsenali ka 80 pikë në 35 ndeshje.
I pyetur për shanset e Cityt për të fituar Premier Ligën, Guardiola u tha gazetarëve: “Është larg. Më bëni këtë pyetje kur të jemi në krye të ligës dhe kemi një ndeshje të mbetur. Por me katër ndeshje të mbetura është sikur ne duhet të ngjitemi në një mal të madh. Është në duart tona”, tha Guardiola.
Arsenali ishte rival i Cityt edhe sezonin e kaluar, por u dorëzua në fund, por Guardiola mendon se ata nuk do të humbasin asnjë ndeshje më deri në fund.
“Ne preferojmë që ata humbasin, por ne nuk mund ta kontrollojmë atë që bëjnë. Ata po luajnë shumë mirë dhe po, kanë mbetur edhe katër ndeshje. Unë mendoj se ata nuk do të humbasin asnjë pikë dhe ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë.”
City do të presë Ëolverhampton Ëanderers në ligë të shtunën.