• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola “i trembet” finales: Jam i impresionuar nga Interi, ata mund të na mposhtin

24/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola po kërkon Champions League e parë me Manchester City dhe një tripletë brenda një seozni. Interi është kundërshtari i tij në finalen e madhe të Stambollit, por trajneri spanjoll i trembet zikaltërve.

“Fillova të shikoja disa minuta Interin, disa situata dhe jam shumë i impresionuar. Ata më bënë përshtypje me lojën e tyre, me gjuhën e tyre trupore. Fillova t’i shikoja, thirra disa miq që jetojnë në Itali për t’i pyetur rreth mendimit të tyre për Interin. Të gjithë më thanë të qëndroj vigjilent se janë një ekip serioz dhe që godasin atëherë kur nuk e pret. Por gjithsesi këtë gjë e kuptova vet duke parë ato pak minuta nga loja e tyre.

Sigurisht që Interi mund të na mposhtë. Ata e kanë fituar këtë trofe tre herë dhe ne nuk kemi fituar asnjë, por ne do të bëjmë më të mirën tonë.

Kam luajtur në Itali, e di mentalitetin që kanë ekipet italiane në fushë, në finale. Le të mos harrojmë se njëzet vjet më parë Serie A ishte liga më e mirë në botë dhe të gjithë lojtarët e trajnerët donin të punësoheshin atje. Interin e kam parë, janë një ekip dinak të cilët duket sikur ia kupton lojën, taktikat, por atëherë kur nuk e pret, ata ndryshojnë totalisht dhe të shënojnë, të vendosin në vështirësi”, është shprehur Guardiola për “Gazzetta dello Sport”./h.ll/abcnews.al

Next Post

Një super mbrojtës i thotë “JO” Shqipërisë, largohet nga grupmoshat dhe vendos ta përfaqësoj Greqinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.