Tuesday, 3. February 2026
Sport

Guardiola ironizon merkaton e City: Jemi të 7-ët, dua të jem i pari dhe këtu!

GS 03/02/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri spanjoll reagon ndaj atyre që e shohin skuadrën e tij si mbretëreshë të merkatos dimërore: Nuk e kuptoj pse klubi nuk shpenzon më shumë!

Pep Guardiola ironizon mbi merkaton e Manchester City, duke iu referuar faktit se mban vendin e 7-të për shpenzimet në Premier League gjatë 5 viteve të fundit. “Jam pak i trishtuar dhe i zemëruar, sepse për shpenzimet në merkato gjatë 5 viteve të fundit jemi në vend të 7-të në Premier.

Dua të jem i pari! Nuk e kuptoj pse klubi nuk shpenzon më shumë”, – ka thënë trajneri në konferencë shtypi, kur një gazetar i ka përmendur faktin se Manchester City “ka pasur merkaton më të mirë këtë dimër se çdo klub tjetër i Premier League”. City ka marrë këtë merkato Marc Guéhi dhe Antoine Semenyo.

Guardiola ka fituar në krye të Manchester City 6 tituj kampion në Premier League (2018 dhe 2019 e më pas 2021-2024), 2 FA Cup, 4 Kupa Lige, 1 Champions League dhe Superkupën UEFA në 2023-shin. “Kemi fituar në të kaluarën, sepse kemi shpenzuar shumë. Tani 6 skuadra duhet të fitojnë Premier League, Champions League dhe FA Cup, sepse kanë shpenzuar më shumë se ne gjatë 5 viteve të fundit”, – ka deklaruar Guardiola.

Teilen: