• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola: Jemi krenarë për Rodrin

29/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes së “Carabao Cup” kundër Tottenhamit, si zakonisht trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, doli në konferencën për shtyp dhe iu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ashtu siç pritej, vëmendja u zhvendos te triumfi i Rodrit për “Topin e Artë” karshi Vinicius Junior.

“Çfarë mund të them? Së pari, dua ta uroj Rodrin, – ishin fjalët e para të raportuara nga BBC, – me gjithë familjen dhe miqtë e tij.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të dhe të gjithë ne. Ka lumturuar pa masë Manchester City, të gjithë tifozët tanë. Jemi kaq krenarë për të, nuk mund ta imagjinonim kurrë që një lojtar nga Manchester City mund ta fitonte këtë çmim prestigjioz.

Shpresoj t’i japë më tepër energji për t’u rikuperuar mirë për sezonin e ardhshëm dhe për t’u rikthyer sa më i fortë me ne. Si klub, jemi shumë të lumtur që Rodri është lojtari i parë nga Manchester City, e cili e fiton këtë çmim. Është një triumf si tituli i Premier League apo Champions League, jemi shumë krenarë”.

Më pas, Guardiola u pyet për vendin e dytë të Vinicius Jr., verdikt zhgënjyes për brazilianin dhe i papranueshëm për Real Madridin: “Sigurisht, nëse Vinicius do të kishte fituar, do të kishte qenë më se e merituar.

E njëjta gjë vlen edhe për Erling (Haland), vitin e kaluar”.

Next Post

Dardan Kapiti shpallet “MVP i Javës”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.