• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola ka gjetur pasardhësin e De Bryjn, por duhet t’ia vjedhë nga duart ish-skuadrës së tij

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti ka nisur prej kohësh kërkimin për një lojtar i cili të marrë vendin e Kevin De Bryjn në radhët e “qytetarëve”, pasi rrugët me këtë të fundit do të ndahen në këtë verë. Pep Guardiola raportohet se ka identifikuar emrin perfekt, por nuk do ta ketë edhe aq të thjeshtë për të siguruar firmën e tij.

virtc

Sipas mediave ndërkombëtare, emri në fjalë është ai i Florian Virtc, i cili ka shkëlqyer në këto sezone nën drejtimin e Çabi Alonsos te Bajer Leverkuseni. Futbollisti 22-vjeçar është kthyer në objektivin e shumë klubeve mes të cilëve edhe Mançester Sitit.

Sipas “Bild”, Virtc kishte një akord me Bajern Mynih, i cili është gati të paguajë 100 milionë euro për kartoni ne tij për ta transferuar në verë. Por kjo nuk ka penguar lojtarin të bisedojë edhe me Sitin, i cili ka bërë një “ofertë konkrete” te Bajer Leverkusen. Të njëjtat burime theksojnë se Pep Guardiola është përfshirë në mënyrë direkte, duke kontaktuar lojtarin për t’i treguar planin e tij për përfshirjen në lojën e Mançester Sitit, nëse pranon transferimin në Angli.

Nuk dihet ende shifra që ka ofruar Mançester Siti, por raportohet se Bajer Leverkusen kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e lojtarit i cili ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 13 asiste në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fenerbahce i ofron 75 milionë ekipit të Serisë A për sulmuesin e njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.