Pas barazimit 2-2 me Arsenalin, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ishte i pakënaqur me mënyrën se si gjyqtari Michael Oliver e drejtoi ndeshjen.
“Topçinjtë” e kthyen rezultatin në pjesën e parë dhe luajtën me një lojtar më pak gjatë pjesës së dytë.
“Herën tjetër do t’u them lojtarëve të mi që ta injorojnë gjyqtarin kur ai t’i thërrasë. Le të vijë ai tek ne”, tha Pep, duke iu referuar qartë golit të Calafiorit. Arbitri në këtë episod thirri Walkerin, urdhëroi një goditje dënimi, por me kapitenin jashtë pozicionit, italiani barazoi rezultatin.
Trajneri spanjoll iu referua edhe numrit të rasteve që lojtarët kundërshtarë vonuan lojën me pretendimin se kishin probleme fizike. Për faktin që edhe me një lojtar më pak Arsenali mundi të rezistonte gjatë, u shpreh:
“Ishte shumë e vështirë të çaje mbrojtjen e tyre. Ne morëm atë që meritonim. Ndoshta do të bëja të njëjtën gjë nëse do të kisha 10 lojtarë në fushë. Duhet të pyesni Mikel Artetën se cila ishte taktika. Në fund morëm atë që meritonim”, ka shtuar spanjolli.