• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola: Kemi probleme të shumta, ky lojtar na fitoi ndeshjen

07/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Londër, pasi ka triumfuar në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-4.

Pas ndeshjes trajneri i Cityt, Pep Guardiola pati vetëm elozhe për mesfushorin belg duke theksuar se pavarësisht se sa vëmendje i kushton taktikës, sërish për të fituar ndeshjet i duhet një lojtar si De Bruyne.

“De Bruyne ka 10 vite te City dhe shifrat e tij janë fantastike. Është një lojtar i shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Goli i parë që shënoi ishte një mrekulli, i dyti po ashtu. Pastaj asisti për Haaland, gjithçka perfekt”, deklaroi Pep.

Tutje Pep foli edhe për problemet që ka në skuadrën e Cityt, ku një nga to është përqendrimi sipas tij, por kjo po vjen shkaku i shumë ndeshjeve.

Problemet në skuadër? Kemi disa probleme me përqendrimin, kjo vjen sepse po luajmë shumë dhe shpenzojmë energji të jashtëzakonshme. Më shumë problem është lodhja psikologjike se sa ajo fizike”.

“Këtë ndeshje ndaj Crystal Palace na e fitoi De Bruyne, ndoshta pa atë në fushë do të kishim një rezultat tjetër. Mund të flasim sa të doni për taktikat, por më duhet De Bruyne për të fituar ndeshjet.

“Ishte jashtë fushave për pesë muaj dhe kur u kthye pati disa momente jo të mira, por është normale. Ai është një talent special”, u shpreh Guardiola.

Next Post

Goditje faraonike dhe kursim, Milani përgatitet për një revolucion me strategji të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.