• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola kërkon një mbrojtës të ri, Manchester City pas “shtatlartit” anglez

01/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ishull e konsiderojnë si një lider të ardhshëm, në vijën e fundit të mbrojtjes, së Kombëtares së “Tre Luanëve”. “Shtatlarti” i Everton, Jarrad Branthwaite, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Premier Leauge, ndërsa, pritet ta nisë nga minuta e parë për Anglinë ndaj Belgjikës, ku pretendohet një fitore, pas humbjes në miqësoren e parë të luksit, ndaj Brazilit.

Falë performancave të tilla, 21-vjeçari anglez ka rënë në “radaraët” e “Qytetarëve” të Manchester City, me teknikun, Pep Guardiola, i cili pavarësisht se zotërn emra të mëdhenj në mbrojtje si Gvardiol, Ruben Dias, Sones e Walker, sërish dëshiron të forcojë repartin e prapavijës, me një tjetër talent të së ardhshmes.

Jarrad Branthwaite përmbush kriteret e duhura për të qenë një lojtar i Cityt, pasi organizon shkëlqyeshëm lojën nga mbrojtja, ka ngjashmëri në aspektin teknik me John Stones dhe shquhet për superioritetin në duelet ajrore, gjë të cilët e ka treaguar këtë vit në Premier League, teksa ka luajtur në 34 ndeshje, ku ka shënuar edhe tre gola.

Interes për Jarrad Branthwaite ka shfaqur edhe Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Real Madrid dhe si rrjedhojë konkurrenca do të jetë e lartë për qendërmbrojtësin. Everton kërkon 60 milionë paund nga shitja e 21-vjeçarit, shifër kjo që nuk përbën aspak problem për sheikët e “Etihad”, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe në të kaluarën, me transferimet e kryera. /i.m /abcnews.al

Next Post

EURO 2024/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri për fazën përgatitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.