Pep Guardiola ka ka konfirmuar sërish mbështetjen e tij për Manchester City, pasi klubi anglz u shpall zyrtarisht fajtor për 114 shkelje financiare. Trajneri spanjoll, i cili ka qenë në krye të “citizens” për një dekadë, shprehu menjëherë solidaritetin e tij me klubin dhe të gjithë ata që lidhen me të.
“Dua që çdo tifoz i Manchester City-t ta dijë se unë jam këtu, më shumë se kurrë. Unë e mbështes dhe gjithmonë e kam mbështetur klubin tim, pronarin, presidentin, Ferran, lojtarët, stafin, Enzon dhe ju, tifozët tanë të jashtëzakonshëm. Dua të jem i qartë: ne do ta kalojmë këtë së bashku. Ju dua të gjithëve“, pat thënë spanjolli disa ditë më parë.
Sipas gazetës ‘AS’, Guardiola beson se ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kohës së tij në Manchester dhe nuk dëshiron që trashëgimia e ndërtuar me “citizens” të vihet në hije nga hetimi i Premier League. Ai synon ta demonstrojë publikisht këtë mbështetje.
Trajneri spanjoll planifikon të jetë i pranishëm në stadiumin “Etihad” për ndeshjen e ardhshme të Champions League mesjavën tjetër, atë kundër Paris Saint-Germain, duke rikonfirmuar përkushtimin e tij ndaj klubit edhe pas vendimit të marrë.
Pavarësisht skandalit financiar dhe pasojave të mundshme të vendimit, trajneri nuk ka ndërmend të distancohet nga klubi apo të lejojë që këto ngjarje të ndryshojnë vlerësimin e punës së arritur në fushë.