Friday, 22. May 2026
Sport

Guardiola largohet zyrtarisht nga City: Erdhi momenti, asgjë nuk është e përjetshme!

GS 22/05/2026 3 Min. Lesezeit

Pas 10 sezonesh të mbushura me suksese, trajneri spanjoll lë Manchester-in. Do të jetë “ambasador i klubit” anglez në të ardhmen.

Fundi i një epoke tani është zyrtar. Pep Guardiola nga e hëna nuk do të jetë më trajner i Manchester City. Ka ardhur njoftimi i klubit, që i paraprin konferencës për shtyp për me ndeshjen me Aston Villa-n. Në këtë ndeshje tifozët do të përshëndesin trajnerin që transformoi klubin në një fuqi të futbollit botëror, me 20 trofe të fituar në 10 sezone.

“Nuk ka ndonjë arsye specifike pse po largohem. Brenda meje ndjej që ka ardhur momenti t’ju përshëndes”, – ka thënë spanjolli për sitin e klubit anglez.

Pep në fakt nuk largohet nga brandi “City”: do të vazhdojë si “Global Ambassador” i City Football Group. Në këtë rol, sipas komunikatës së klubit, Guardiola “do të japë këshilla, duke punuar mbi projekte specifike dhe bashkëpunime”. Mbetet megjithatë, fundi i një ere.

“Kujtoj që kur erdha, intervistën e parë e kam bërë me Noel Gallagher – ka treguar Pep për sitin e klubit në një lloj letre lamtumire. – Kur dola mendova se do të ishte argëtuese. Po, sigurisht kështu ishte. Mos më pyesni pse po iki: asgjë nuk është e përjetshme. Nëse do të ishte, do të isha ende këtu.Të përjetshme do të mbeten emocionet, njerëzit, kujtimet, dashuria që kam për Manchester City.

Ky qytet është ndërtuar nga puna e madhe dhe kjo duket në gjithçka. Unë e kam kuptuar dhe e kanë kuptuar edhe skuadrat e mia. Dhe ne kemi punuar, vuajtur dhe luftuar. I kemi bërë gjërat në mënyrën tonë. Me qytetin, me lojtarët që kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe që ndoshta nuk e dinë se po lënë shenjë.

Erdhi momenti të largohem. Por duhet të jeni të lumtur, “Oasis” janë kthyer bashkë. Faleminderit që më dhatë besim, që më keni dashur! Noel, kisha të drejtë: ishte jashtëzakonisht argëtuese”.

Të dielën ndaj Aston Villa-s do të jetë akti i fundit i Guardiola-s si trajner i City-t, fraza e fundit e një libri të gjatë 10 vjet. Spanjolli ka fituar trofe dhe ka pasur një impakt të pabesueshëm në futbollin anglez. Dhe si pasardhës të tij ka lënë italianin Enzo Maresca.

Teilen: