• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola lavdëron Arsenalin: Bravo, për mua janë fitues

22/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar skuadrën e Arsenalit për faktin se ata i bën presion të madh deri në javët e fundit para shpalljes kampion të Anglisë.

Megjithatë, Pep pranoi se skuadra e tij duhet të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për t’u konsideruar si një skuadër e madhe.

  

City u konfirmua si kampion i Anglisë për herë të pestë në gjashtë vjet dhe një sezon të tretë radhazi pasi Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.

“Ka një tendencë për të nënvlerësuar, por ata janë fitues. Ne e mposhtëm Arsenalin, por ata janë të jashtëzakonshëm. Ata duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë. Për mua ata janë fitues”, tha Guardiola, përcjellë lajmi.net.

Ai më tutje e vlerësoi skuadrën e Artetës edhe për mosdorëzim deri në fund të kampionatit në luftën për titull.

“Më bënë të mendoj shumë se çfarë duhej të bëja për t’i mposhtur dhe na e bënë punën shumë të vështirë. Pamëshirshmëria dhe mosdorëzimi dhe ndjenja se duhej të fitonim ndryshe nuk do të ishte e mundur, na ndihmoi shumë. Arteta është treguar i jashtëzakonshëm. Ai i ka kthyer ata në atë që Arsenali ishte në të kaluarën. Ngjashëm me Liverpoolin në sezonet e mëparshme, ata na çuan në kufijtë tanë”, tha në fund trajneri./Lajmi.net/

  


Next Post

​Juventusi pritet të dënohet sot për mashtrime financiare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.