• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola lavdëron mbrojtësin e tij: Një nga blerjet më të mira të viteve të fundit

24/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Abdukodir Khusanov po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e tifozëve dhe besimin e trajnerit të tij te Manchester City. Mbrojtësi uzbek, i transferuar në janar për 40 milionë euro mes skepticizmit dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht, po shndërrohet në një nga surprizat më të bukura të skuadrës.

Në konferencën e fundit për shtyp, Pep Guardiola nuk kurseu superlativat për 21-vjeçarin:

“Mund të luajë në të gjitha rolet e mbrojtjes, përveç se si mbrojtës i majtë. Nuk është një lojtar që krijon shumë raste përpara, por vizioni i tij i lojës është i jashtëzakonshëm. Është solid, i ekuilibruar dhe tepër i përqendruar. Një blerje fantastike, ndër më të mirat që klubi ka bërë vitet e fundit.”

Strategu katalanas shtoi se e sheh Khusanov si një element afatgjatë për projektin e Cityt:

“Jam i sigurt se do të bëjë karrierë të gjatë këtu dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm për shumë vite.”

Khusanov, i ardhur si një emër pothuajse i panjohur për futbollin europian, tashmë po konfirmon se investimi i klubit ishte i goditur dhe pritet të bëhet një pikë kyçe e mbrojtjes së kampionëve të Anglisë.

Next Post

Arpagjik’t gati për zjarr: Bashkimi sfidon rivalin evropian!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.