Largimi i Rodri-t nga Manchester City gjatë verës së ardhshme mund të jetë një nga lëvizjet më befasuese të merkatos. Spanjolli i cili nuk ka arritur dot të rigjejë formën e dikurshme, pas atij dëmtimi të rëndë në fillim të sezonit të kaluar, mund të ndërrojë ambient në verë.
Për 29-vjeçarin ka një interes të madh nga Spanja, konkretisht nga Real Madrid. Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin spanjollin si profilin ideal për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë.
Në anën tjetër, Pep Guardiola ka piketuar që tani zëvendësuesin ideal të Rodri-t dhe bëhet fjalë për Adam Wharton, i konisderuar ndryshe si “Pirlo i Blackbun-it”. 22-vjeçari anglez po shkëlqen prej dy sezonesh rresht me fanellën e Crystal Palace dhe vera e ardhshme duket se është momenti i shumëpritur për të bërë hapin gjigant në karrierë.
Vlera në treg e Wharton llogaritet te 70-80 milionë euro, pak a shumë aq sa vlen dhe Rodri, por spanjolli mund të largohet për një shifër më të ulët duke qenë një vit para përfundimit të kontratës dhe Man. City nuk mund të rrezikojë shumë, që të largohet si lojtar i lirë një vit më pas.