• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola: Manchester City duhet të fitojë Champions League

21/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola beson se skuadra aktuale e Manchester Cityt duhet të fitojë Ligën e Kampionëve për t’u konsideruar ndër më të mëdhenjtë në Evropë.

Manchester City ka qenë në formë të nxehtë dhe mund të përfundojë duke fituar “trefishin” këtë sezon, gjë që do t’i bënte ata vetëm klubin e dytë anglez pas Manchester Unitedit që arrin këtë sukses.

Ata tashmë kanë fituar Premierligën për të tretin sezon radhazi dhe kanë arritur në finalet e FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Por me gjithë suksesin, Pep Guardiola pohoi se për t’u konsideruar në mesin e elitës evropiane, ata duhet të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Duke folur për “The Times”, Guardiola tha: “Ekipi është me të vërtetë i mirë, por unë jam dakord me mediat dhe njerëzit që thonë se ne duhet të fitojmë në Evropë për t’u konsideruar si i njëjti tip me ato skuadra [të mëdha].

Ato skuadra, ata i kanë fituar jo vetëm një herë, por shumë herë në Evropë.

Gëzimi [për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve] është kaq i bukur, është mahnitëse të jesh këtu përsëri dhe përsëri”..

Next Post

Kimmich i “preferuar” i “gjigandëve”, në garë për “bavarezin” Barça, Liverpool e Arsenal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.