Trajneri Pep Guardiola u shfaq tejet i kënaqur pas fitores së madhe 3-0 ndaj Manchester United, duke e cilësuar paraqitjen e skuadrës si një demonstrim force dhe shpirt gare.
“Ne kemi ndryshuar shumë në këtë merkato, sollëm nëntë lojtarë. Është e pamundur të mendosh se mund të arrish këto gjëra pa këtë frymë, pa gjuhën e trupit, pa këtë dëshirë për të luftuar së bashku. Të shohësh fytyrat e lojtarëve në fushë ishte një privilegj. Ne e dimë sa shumë do të thotë derbi për tifozët”.
Megjithatë, trajneri katalanas paralajmëroi se skuadra duhet të tregohet më e pjekur.
“Është vetëm një ndeshje. Të enjten luajmë kundër Napolit dhe duhet të reagojmë, të jemi më pak naivë. Këtë sezon dhe të kaluarin kemi qenë shumë të dobët në këto aspekte, por shpirti i skuadrës është aty dhe kapitenët janë fantastikë”.
Guardiola nuk i kurseu elozhet për dy yjet e skuadrës, Erling Haaland dhe Phil Foden.
“Erling ka qenë i jashtëzakonshëm që nga fillimi, por këtë sezon është edhe më mirë se në vitin e tripletës. Ai është më dinamik dhe nuk e gjykoj për asgjë tjetër përveçse për golat. Ne duam që ai të shënojë dhe të na ndihmojë”.
“Foden? Na ka munguar shumë. Para një sezoni ishte lojtari më i mirë në Premier League. Ai është zemra e klubit, djalë i akademisë dhe e do Manchester Cityn. Ta kemi përsëri në formë është një lajm fantastik”.