• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola mbron lojtarin e tij: Foto e Grilish i dehur? I vihen pas se është shumë i famshëm

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përpara ndeshjes me Notingem Forestin, Pep Guardiola, nuk i shpëton pyetjeve për Xhek Grilishin, lojtarin e tij të fotografuar i dehur në rrugë javën e fundit. “Ai është shumë i famshëm. Njerëzit e ndjekin atë. Nuk kam asgjë për të komentuar”, tha trajneri katalanas, i cili vlerësoi ndeshjen me skuadrën e Nuno Espirito Santosit, e cila renditet me një pikë më shumë sesa “Qytetarët” në klasifikim.

Screenshot 2025-03-08 101338

Por a është Foresti një kërcënim për vendin e tyre në Champions? “Ka shumë klube të ndryshme që luftojnë për këtë objektiv. Të gjithë duan të jenë në Champions sezonin e ardhshëm për shumë arsye. Nëse nuk ndodh për ne, atëherë është sepse ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë dhe skuadrat e tjera e meritojnë atë”.

Në lidhje me faktin nëse presioni ndaj Mançester Sitit ndihet ndryshe nga sezonet e mëparshme, sepse ata nuk janë në garë për titull, trajneri tha: “Presioni është gjithmonë aty në klubet e mëdha. Ju duhet t’i bëni presion vetes për të bërë më të mirën, pavarësisht se për çfarë po luani. Është ndryshe, por realiteti është se ne po përpiqemi që të përfundojmë në katër vendet e para. Nesër (sot) kemi një mundësi për t’u ngjitur dhe për të ndihmuar në sigurimin e këtij objektivi”.

Pep vlerësoi Nuno Espirito Santosin për transformimin e skuadrës: “Është shumë e thjeshtë. Kur ti je i treti në tabelë me 11 ndeshje të mbetura, është sepse ke bërë vërtet shumë mirë. Është mbresëlënëse. Ata mbrojnë shumë mirë, janë kompaktë dhe agresivë. Lojtarët e sulmit krijojnë shumë gjëra. Morgan Gibs-Uajt, Antoni Elanga janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ola Aina është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë në të dyja krahët. Eliot Anderson është i fortë fizikisht dhe një lojtar i mirë gjithashtu”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“As Reali nuk shkëlqen çdo ndeshje”, Slot: Liverpulin e presin tri finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.