• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola ngre lart figurën e belgut

14/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City ka përmbysur (3:2) sot Newcastle-n në minutat shtesë.

Merita kryesore i takon Kevin De Bruynet, i cili u rikthye sot në fushë dhe u tregua vendimtar me golin dhe asistin e tij. Guardiola ka folur me fjalë të mëdha për mesfushorin belg pas përfundimit të ndeshjes.

Trajneri katalanas ka thënë se mënyra e lojës së City-t është gjithmonë e njëjtë, por lojtarë si Haaland-i dhe De Bruyne kanë talent të pastër dhe mund të ndryshojnë ndeshjen.

“Dua të tregohem i sinqertë me ju.

Mënyra se si ne luajmë, është shumë e ngjashme edhe pa të (De Bruyne-n).

Por për të fituar ndeshjet, na duhen lojtarë të tipit të Kevinit, apo Erling Haaland-it.

Kështu që për mënyrën se si ne luajmë…

Kemi vite së bashku, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Kemi lojtarë që luajnë me duart në xhepa.

Por vizioni, cilësia, të shohësh diçka të veçantë në 1/3-tat e fushës nuk ka të bëjë me taktikat, është talent, është individuale.

Çfarë mund të them për Kevinin (De Bruyne-n), të gjithë e njohin. Ka 9 vite këtu”, ka deklaruar Pep Guardiola.

Next Post

Manchester United lejon falas largimin e sulmuesit që shënoi 60 gola brenda një sezoni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.