Wednesday, 25. March 2026
Sport

“Guardiola nxorri në pah aftësitë e futbollistëve të Bajernit”, Lahm flet për të kaluarën: I lumtur që kam pasur një trajner si ai

GS 14/08/2023 2 Min. Lesezeit

Ish-kapiteni i Bajernit të Mynihut, Filip Lahm ka dhënë një intervistë për median spanjolle “Marca”, ku është ndalur edhe tek ish-trajneri i tij, Pep Guardiola. Ai u shpreh se është i lumtur që ka pasur trajner Guardiolën (gjatë viteve 2013-2016).fgghg

“Gjëja më e rëndësishme që solli Guardiola tek Bajerni është loja pozicionale dhe shpërndarja e qartë e roleve në fushë. Ai arriti t’i jepte secilit lojtar një kontekst të duhur në sistem dhe të nxirrte më të mirën prej tyre. Kur sheh një skuadër të Guardiolës duke luajtur, edhe nëse nuk e di se janë stërvitur prej tij, arrin ta identifikosh. Ai e transmeton thelbin e tij në ekipet e tij.

Më pëlqeu shumë të luaja për të. Më pëlqeu shpërndarja e qartë që kishim në fushë, ideja se si të sulmonim, analizat që u bënte rivalëve dhe mënyra sesi duhej të përgatiste ndeshjet. Kjo na bënte të hynim në ndeshje me ide të qarta dhe me shumë vetëbesim. Më bëri të luaja si mesfushor mbrojtës, që ishte një pozicion i ri për mua. Pas 10 vitesh, si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë, ishte interesante të zbuloja një pozicion të ri dhe një mënyrë të re të të menduarit për lojën”, u shpreh ai.

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: