Sunday, 22. March 2026
Sport

Guardiola pas eliminimit: Sfida më e madhe për mua ka qenë Liverpool i Jürgen Klopp, jo Real-i i Madridit!

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Eliminimi në “Etihad Stadium” përballë Real-it të Madridit nuk ka bërë që Pep Guardiola të shikojë nga një tjetër perspektivë rivalët kastijanë. Pas ndeshjes së mbrëmshme trajneri spanjoll i City-t pranoi se në karrierën e tij ka qenë një sfidë më vete duelet me Liverpool-in e drejtuar nga Jürgen Klopp.

“Real Madrid nuk ka qenë një sfidë e madhe në karrierën time. Sfida ime më e madhe ka qenë Liverpool-i i Klopp. Mbase ti si gazetar spanjoll nuk e ke parë me kujdes. Nuk e ke idenë si ishte përballeje me atë Livedrpool. Ishte një eksperiencë, e cila të mësonte shumë”, tha Guardiola.

Teilen: