Pasi që Riyad Mahrez edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester City, ky i fundit tani do të kërkojë zëvendësuesin e tij në këtë merkato verore.
Mahrez la Cityn për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Ahly, kështu duke i lënë Pep Guardiolas një zbrazëtirë në krahun e djathtë të sulmit, raporton lajmi.net.
Tani, në një konferencë për media Guardiola ka folur për çështjen e transferimeve të Cityt, ku fjalët e tij do të emocionojnë tifozët e kampionit evropian dhe anglez.
“Merkato është e hapur deri në fund të muajit gusht. Unë mendoj se disa gjëra ose shumë gjëra do të ndodhin. Ne do të shohim nëse neve na nevojiten lojtarë të ri të krahut, ose lojtarë që depërtojnë, do të shohim se çka do të ndodhë me lojtarët e huazuar, cilët lojtarë qëndrojnë këtu dhe cilët jo”, tha Guardiola./Lajmi.net/