• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola: Real Madridi ose Barcelona do të më kishin shkarkuar për këtë sezon

14/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur përpara Kupës së Botës për Klube rreth besimit që merr nga hierarkia e klubit.

Guardiola ka vendosur të qëndroj te City edhe përkundur një sezoni dështues, por gjithashtu ishin drejtuesit e klubit ata që vendosen ta mbajnë.

Është vet trajneri, i cili ka thënë se me këtë sezon të dështuar, klubet e mëdha si Real Madridi apo Barcelona do ta shkarkonin.

“Gjithmonë kam arritur t’i ndryshoj gjërat kur ato shkojnë keq, por këtë vit nuk ia dola”, ka thënë fillimisht Guardiola për Mirror.

“Në Spanjë, nëse do të kisha pasur një sezon si ky, do të më kishin shkarkuar deri në tetor, nëntor ose dhjetor. Te Barcelona ose Real Madridi do të isha larguar, por këtu, kjo nuk është diskutuar kurrë”.

“Duhet pak më shumë durim. Shikoni Carlo Ancelottin: ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën më parë, dhe tani do të shkojë të stërvitë Brazilin”, përfundoi trajneri i Cityt.

Vlen të përmendet se Manchester City, nën drejtimin e Guardiolës, dështoi të fitonte ndonjë trofe në sezonin 2024/25.

Next Post

Në kërkim të titullit botëror, Distria Krasniqi garon sot për të artën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.