Monday, 11. May 2026
Futboll

Guardiola: Shumë ndeshje për City, por ky është çmimi që duhet paguar për të arritur te suksesi

GS 11/05/2026 2 Min. Lesezeit

Pep Guardiola e kritikoi Premier League për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të Manchester City por pranoi se mbingarkesa është çmimi i ndjekjes së suksesit. Shpresat e “qytetarëve” për të mposhtur Arsenal në garën për titull do të vendosen gjatë tre ndeshjeve të tyre të fundit, me finalen e FA Cup ndaj Chelsea në mes.

Skuadra e Guardiola pret Crystal Palace të mërkurën përpara se të niset për në Wembley për t’u përballur me Chelsea. Dhe, më pas, të përfundojnë fushatën e tyre në Premier League kundër Bournemouth dhe Aston Villa.

Ne nuk mendojmë për ‘bujarinë’ e Premier League. Si gjithmonë, ata kanë qenë vërtet të mirë për këtë orar e kalendar. Por është ajo që është. Ne e pranojmë. Gjithmonë kam thënë, nëse nuk luani finalen e FA Cup duhet të pranojmë edhe këtë orar”, tha Guardiola.

Kur fituam tripletën ishim atje në atë dinamikë. Kështu që është vërtet mirë. Garat, fazat eliminatore, janë si jeta a vdekja. Është si tani në fund të sezonit. Duhet të përpiqemi të fitojmë, jo të zgjedhim gara, ndeshje, çdo gjë. Të gjithë ne paguhemi jashtëzakonisht mire, duhet ta bëjmë”, shtoi spanjolli.

Teilen: