• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola ‘thumbon’ Arsenalin: Nëse fitojnë, është vetëm falë parave

20/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të supersfidës ndaj Arsenalit, Pep Guardiola zgjodhi të përdorë ironinë në konferencën për shtyp, duke komentuar debatet e vazhdueshme mbi shpenzimet marramendëse të Manchester City-t dhe klubeve të tjera të Premier League.

Trajneri katalanas iu drejtua me një provokim mikut të tij, Mikel Arteta:

“Po të fitojë Arsenali titullin, atëherë do të jetë vetëm për shkak të parave, jo sepse ka punuar shumë ose sepse lojtarët e tij janë të shkëlqyer. E njëjta gjë vlen edhe për Liverpool-in e Slot, nëse fiton, është sepse ka shpenzuar shumë, apo jo? Pra, nuk është vetëm City që ka bërë investime të mëdha.”

Me këtë deklaratë, Guardiola tentoi të kthejë përmbys narrativën që shpesh e ka vënë klubin e tij në shënjestër, duke theksuar se sukseset e City-t nuk burojnë thjesht nga buxheti i pa fund, por nga puna dhe cilësia brenda skuadrës.

“Çdo klub ka zgjedhur rrugën e vet. Ambiciozët kanë investuar për të qenë konkurrues në Angli dhe në Europë. Ne kemi fituar sepse lojtarët dhe stafi kanë dhënë maksimumin, jo vetëm për shkak të shifrave në merkato,” shtoi ai.

Në këtë mënyrë, Guardiola jo vetëm mbrojti City-n, por edhe ndezi më shumë atmosferën para përballjes së madhe me “Topçinjtë”.

“Only I want to say to my friend Mikel Arteta, if he wins the title it will be just because he’s spent a lot of money!” 😉💰 pic.twitter.com/pIARq2OP0d

— Hayters TV (@HaytersTV) September 19, 2025

Next Post

Verstappen siguron “pole position” mes kaosit në Baku, 6 flamuj të kuq prej aksidenteve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.