• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola: Urime për Crystal Palace, për penalltinë vendosën lojtarët

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për BBC One pas humbjes tronditëse 1-0 në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace.

Trajneri katalanas pranoi meritat e kundërshtarëve të tij, por shprehu edhe keqardhjen për mundësinë e humbur.

“Ne nuk shënuam, kështu që urime për Crystal Palace për fitoren, bëmë gjithçka që mundëm. Sot ishim më agresivë. Por nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh”.

I pyetur në lidhje me vendimin e VAR-it për të mos përjashtuar Dean Henderson(portieri i Crystal) për një prekje të supozuar të topit me dorë jashtë zonës, Guardiola u përgjigj: “Pyesni arbitrin”.

Në lidhje me vendimin për të gjuajtur penalltinë Omar Marmoush në vend të Erling Haaland, trajneri shpjegoi: “Nuk e di, nuk kam folur me ta për këtë. Ata morën një vendim. Ata vendosën”.

Duke analizuar performancën e ekipit të tij, Guardiola theksoi disa aspekte pozitive:

“Ne luajtëm shumë më mirë se në finalen e vitit të kaluar kundër Manchester United. Futbolli është i tillë, ndonjëherë shkon kështu. Në fund, me Claudio Echeverri, patëm një shans të mirë. Ne i kontrolluam mirë tranzicionet”.

Në fund trajneri e mbyll me sportivitet: “Po, fatkeqësisht nuk arritëm të fitonim, por urime për Crystal Palace”.

Next Post

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Atalanta i shkon 3 pikë larg Interit! Rrugën e rrjetës e gjen edhe… Maldini

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.