• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guaridola çudit me deklaratën e tij: Sportingu bëri minimumin për të fituar

06/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester, Pep Guardiola, ka komentuar humbjen 1-4 ndaj Sportingut në raundin e katërt të Championsit:

“Nuk mund të them shumë kur humbet 4-1. Urime për Sportingun. Ne patëm një pjesë të parë fantastike, por tani po luftojmë për të shënuar. Ne krijojmë raste, por edhe pësojmë gola, edhe kur kundërshtarët nuk po krijojnë shumë.

Pjesa e parë ishte vërtet e mirë; shënuam një gol, por nganjëherë humbnim gjëra të thjeshta, si çdo pasim. Kjo mund të ndodhë. Emocionalisht, ne nuk ishim mjaftueshëm të qëndrueshëm dhe në futboll duhet qëndrueshmëri. Në 2-1 mund të kishte ndodhur shumë. Ne duhet të jemi më të qëndrueshëm emocionalisht.

Ishte një paraqitje shumë e mirë prej tyre. Ata krijuan momente të shkëlqyera, ishin të shpejtë dhe shënuan.

Kur luan shumë ndeshje, nuk mund të luash me të njëjtën skuadër dhe të njëjtën katërshe të mbrojtjes. Ne i kemi pasur këto probleme që nga dita e parë.

Është një moment i vështirë për sa u përket rezultateve, por unë dua të jem këtu. Unë dua të luftoj dhe të mos dorëzohem. Më pëlqen kjo sfidë që kam si trajner. Kushdo që dëshiron të na ndjekë do të jetë aty.

Ky është futbolli. Ne u gjendëm në një situatë që ata na ndëshkuan për minimumin që bënë, ndërsa ne luftonim për shanset që kishim.

Pjesa e parë ishte thuajse e mjaftueshme për ta mbyllur ndeshjen.”

Next Post

Sonte spikat Inter – Arsenal, në fushë edhe Barcelona e Bayerni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.