Praktikisht janë mbyllur bisedimet me portierin Martinez, por dialogu mes Interit dhe Xhenoas vazhdon për një tjetër protagonist. Objektivi i madh është Albert Gudmunson. Në fakt s’kemi të bëjmë me një risi, por zhbllokimi i situatës së njërit mund të sjellë pasoja pozitive edhe te tjetri.
Sigurisht që nuk jemi në një fazë të avancuar, pasi klubi kuqeblu kërkon 30-35 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa zikaltrit tashmë kanë marrë fjalën e lojtarit dhe duan që ta huazojnë në fillim dhe një vit më vonë ta blejnë detyrimisht kartonin e tij, në merkaton e janarit.
Një strategji që ndodhi edhe në rastin e Fratezit kur ai u bë zyrtarisht interist më 2 shkurt. Dëshira e lojtarit për të luajtur me Interin është shumë e rëndësishme që zikaltrit të vazhdojnë bisedimet mbi një terren shumë të mirë dhe të flasin vetëm për çështjet ekonomike. Klubi dhe Bepe Marota nuk duan që të bëhen pjesë e një ankandi me Premier Ligën, ku do të dilte i humbur sepse për momentin nuk e ka të lehtë që të ofrojë miliona. Sigurisht që fillimisht Interi kërkon që të gjejë një ekip për 2 sulmuesit Korrea, por është duke dëgjuar edhe oferta për Arnautoviçin. Në të gjithën këtë histori ka edhe një klauzolë që menaxherët e tij kërkojnë ta vendosin një klauzolë të çuditshme.
Bëhet fjalë për një mbrojtje që klubi duhet t’i bëjë lojtarit në një çështje gjyqësore që ka në Islandë për përdhunim dhe ajo do të rihapet sërish gjatë vjeshtës. Xhenoa është gati që ta pranojë këtë klauzolë, por mbetet për t’u parë se sa i interesuar është Interi për t’u bërë pjesë e kësaj loje.
PANORAMASPORT.AL