Friday, 17. April 2026
Futboll Bota

Guler beson: Holanda e fortë, por Turqia synon gjysmëfinalen

GS 03/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Turqisë,  Arda Guler foli për kanalet e UEFA-s pas kualifikimit për në çerekfinalet e Euro 2024:

“Merih shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë”. Kundër Austrisë, Guler ishte protagonist me një asist: “Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova golin e parë në turne. Por më e rëndësishmja është fitorja e ekipit: Jam shumë i lumtur që kam kontribuar në këtë sukses.

Ndeshja çerekfinale? Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë, por ne besojmë dhe duam që të kualifikohemi në gjysmëfinale”, ka thënë mes të tjerash talenti i Turqisë.

Teilen: