Real Madridi ka një skuadër të mbushur plot me yje, ku së fundmi atyre i janë bashkuar edhe Jude Bellingham dhe Arda Guler.
Bellingham u transferuar nga Borussia Dortmundi, ndërsa Guler la Fenerbahcen për Realin, transmeton lajmi.net.
Tani, skuadra e Carlo Ancelottit po kryen përgatitjet para sezonit të ri 2023/24. Guler dhe Bellingham po stërviten me klubin, dhe ylli turk veçse ka arritur të bëj emër në skuadër.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku Guler shihet duke dribluar me topin, ndërsa më pas kur e kishte përballë Fede Valverden, ylli turk bën një lëvizje të çmendur duke e shkatërruar shokun e tij uruguaian.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë videon në fjalë:
Arda Güler destroyed Valverde pic.twitter.com/1798cT5IN4
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) July 15, 2023