• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gullit: Trajneri Ancelotti, i duhuri për ta menaxhuar si duhet Mbappen

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruud Gullit, ish-futbollisti i kuqezinjve ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për gazetën spanjolle ‘AS’. Shumë tema të prekura nga legjenda holandeze e futbollit, duke përfshirë marrëdhënien e mundshme mes Carlo Ancelotti dhe Kylian Mbappé, nëse ky i fundit do t’i bashkohet Real Madridit, dhe rikthimi në bazë i Brahim Diaz, pas përvojës së tij te Milani.

Për Carlo Ancelotti: “Ai mund ta kontrollojë Mbappe, duhet të sigurohet që të gjithë lojtarët të përshtaten me njëri-tjetrin. Personalisht nuk mendoj se Mbappe është një person shumë egoist.

Përkundrazi, ai është një djalë shumë i shoqërueshëm. Kylian do të përshtatet shpejt, siç bëri Bellingham, mënyrat e punës së tyre janë shumë të ngjashme”.

Për Brahim Diaz: “Mendoj se mori një vendim të mirë, e pashë duke luajtur dhe bën shumë mirë në fushë.

Stili është i ndryshëm nga Milani, ishte mirë që vendosi të kthehej në Madrid. Ai bëri një hap para në cilësi, po bën gjëra që nuk e pashë t’i bënte kur ishte te Milani.

Ndoshta ishte vetëm kjo, gjetja e ekipit dhe konkurrencës së duhur për të”.

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.