• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gundogan flet si ‘Blaugrana’: Ishte Barcelona ose asgjë

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak minuta pasi u zyrtarizua nënshkrimi i tij për Barcelonën, ​​Ilkay Gundogan publikoi një letër të gjerë duke i thënë lamtumirë Manchester Cityt dhe në të cilën tregon arsyet pse ka zgjedhur klubin katalanas.

Klubi katalunas konfirmoi lajmin me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

  

Reprezentuesi gjerman ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Barcelonën me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Nëse do të largohesha, kishte vetëm një klub në botë ku kishte kuptim të shkoja. Ishte Barcelona ose asgjë. Që kur isha i vogël, ëndërroja ta veshja atë fanellë një ditë”, tha fillimisht ai.

“Kam besim se më kanë mbetur edhe pak vite në nivelin më të lartë dhe thjesht dua të ndihmoj Barcelonën të kthehet atje ku meriton të jetë. Do të jetë një ribashkim me mikun tim të vjetër Lewa, dhe unë jam i emocionuar për të luajtur me një trajner tjetër, të cilin e kam admiruar për një kohë të gjatë. Kur unë dhe Xavi folëm për projektin, m’u duk shumë e natyrshme. Unë shoh shumë ngjashmëri mes nesh si futbollistë dhe në mënyrën se si e shohim lojën”, vazhdoi Gundogan.

“Unë e di se do të ketë shumë presion në Barcelonë. Por unë e dua presionin. Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë. Nuk po kërkoja një ulje të lehtë. Po kërkoja një sfidë të re. Kjo është për çfarë bëhet fjalë ky kapitull tjetër”.

“Mezi pres të luaj me fanellën e Barcelonës”, tha në fund ai.

32-vjeçari i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë pasi i përfundoi kontrata e tij aktuale me Manchester City./Lajmi.net/

  


Next Post

Paraqitja e sezonit ishte fantastike, trefishohet vlera e kartonit të Uzunit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.