• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gundogan, telefonata e lamtumirës për Guardiolën

28/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ai i tha lamtumirë Manchester City-t duke u bërë zyrtarisht futbollist i Barcelonës.

E kemi fjalën për Ilkay Gundogan i cili ka rrëfyer për Daily Mail edhe disa anekdota të ndodhura në këto ditë pas transferimit.

Në veçanti, gjermani u ndal në një telefonatë që i bëri Guardiolës, menaxherit të Qytetarëve, për ta informuar për lamtumirën.

“Ishte një nga telefonatat më të vështira që më është dashur të bëj.

Gjithçka që mund të bëja ishte faleminderit. Jo vetëm për këtë sezon dhe të gjithë trofetë, por për mbërritjen time në Manchester”, tha mesfushori.

“Nuk do ta harroj kurrë kur dëmtova gjurin në fund të sezonit me Borussia Dortmund (në vitin 2016) dhe duhej të bëja një operacion, kisha frikë se City nuk më donte më. Pep më thirri në telefon dhe më tha: po të presim, pavarësisht se sa kohë do të duhej për t’u rikuperuar.

Ndoshta ai shpresonte që ne do të largoheshim së bashku, pasi mbërritëm, por unë e di se ai e kupton vendimin tim. Jam i sigurt se kalimi im në klubin e tij më ndihmon“, shtoi Gundogan.

Next Post

Mallorca cakton çmimin për Miriqin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.