• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gündogan zbulon arsyen kryesore të largimit nga Barcelona

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ilkay Gündogan ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Barcelonës gjatë sezonit 2023-2024.

Ai ishte titullar i padiskutueshëm për Xavi Hernández dhe dukej se ishte përshtatur mrekullisht me ambientin blaugrana vetëm brenda një sezoni.

Megjithatë, pas një vere të kaluar larg Manchester City, u kthye sërish aty, pa e përfunduar kontratën e tij blaugrana. Tani, në një intervistë për “Bild”, ai ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.

Gjithçka nisi kur Barcelona, në merkaton verore para sezonit 2023-2024, e kishte vënë në shënjestër, pasi i kishte përfunduar kontrata me Manchester City: “Fillimisht më afruan si një lojtar që do të sillte përvojë për ekipin dhe klubin”.

Gjithçka po shkonte mirë, deri sa diçka ndryshoi: “Në fund mendova se ishte më mirë të largohesha. Në klub ndjeva se, pavarësisht se kisha bërë një sezon shumë të mirë, sipas mendimit tim, ishin të prirur të më largonin, kryesisht për arsye ekonomike. Dhe unë jam nga ata që, për të mos i shkaktuar probleme askujt, preferoj të mos qëndroj thjesht për hir të kontratës”.

Kontrata e Gündogan me Barcelonën ishte e vlefshme deri në fund të sezonit 2024-2025, por ai vendosi të largohej një vit më herët. Gjithsesi, nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj klubit katalanas: “Kam dëshiruar gjithmonë të luaja për Barçën dhe e realizova si ëndërr. Në prill 2024, fola me Xavin për të ardhmen time. Mendoj se është një trajner i mirë dhe me të kemi luajtur mirë, por thjesht Real Madridi ishte shumë i fortë”.

Kur erdhi vera e vitit 2024 dhe mendonte për të ardhmen, ishte gruaja e tij Sara që i dha idenë: “Sara më tha, gjysmë me shaka, gjysmë seriozisht: Telefonoji Pepit. Dhe e bëra të nesërmen. Pep më tha menjëherë se do të ishte i lumtur që të rikthehesha”.

Kështu, Gündogan u kthye te Manchester City. Largimi i Xavi Hernández dhe ardhja e Hansi Flick nuk kishin të bënte fare me lëvizjen e mesfushorit gjerman. Ai flet edhe për raportin me trajnerin Flick:

“Me Hansi ia kam kaluar gjithmonë shumë mirë. Pas pushimeve isha i motivuar të luaja nën drejtimin e tij, por nuk ndodhi. Klubi, me sa duket, kishte plane të tjera.

Nuk u konkretizua asgjë. Hansi, për shembull, më kontaktoi për ditëlindjen time. I uroj sinqerisht atij dhe klubit suksese për rezultatet e këtij sezoni”.

Next Post

E bujshme/ Liverpuli ofertë për De Bryjne, gruaja e mesfushorit belg shfaqet në Napoli duke… kërkuar shtëpi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.