Mesfushori i Gjermanisë, Ilkay Guendogan, nuk do të largohet nga skuadra e Barcelonës në afatin kalimtar të verës.
Ditë më parë mediumet spanjolle kanë raportuar se Guendogani mund të largohej nga gjiganti katalunas, por të martën gazeta gjermane “Bild”, ka shkruar se trajneri i ri i Barçës, Hansi Flick, është duke e dëshiruar Guendoganin edhe për edicionin e ardhshëm.
Guendogan ka qenë lojtar i rregullt që nga transferimi në Barcelonë.
Në La Liga edicionin e kaluar ai bëri 36 paraqitje dhe ishte në formacionin startues 33 herë.
Ai gjithashtu luajti dhjetë herë në Ligën e Kampionëve dhe tri herë në Kupë.