• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gunes “frikësohet” nga fusha: Jemi të avantazhuar, por Tirana është një skuadër e mirë

03/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me epërsinë e fitores 3-1 në ndeshjen e parë dhe të gjitha parashikimet në krahun e tij, Beshiktash zhvilloi seancën e futndit stërvitore në “Air Albania” përpara ndeshjes së kthimit kundër Tiranës në raundin e dytë eliminator të Konferencë Ligës. Por trajneri i skuadrës turke Senol Gunes i beson vetëm fushës së lojës.

“Kemi luajtur ndeshjen e parë në fushën tonë dhe fituam, kjo është në avantazhin tonë, kemi një rezultat që na avantazhon. Por nuk do të luajmë duke parë atë ndeshje. Ne do të luajmë lojën tonë dhe do të mundohemi të japim më të mirën. Edhe kundërshtarët tanë kanë lojtarë të mirë. Ata na vunë në vështirësi në ndeshjen e parë dhe ne presim që të na bënë presion edhe në të dytën”.

Gunes e njeh shumë mirë Tiranën dhe për këtë kërkon kujdes nga futbollistët e tij.

“Skuadra e Tiranës mundohet të luajë në kundërsulm. Padyshim që ata kanë lojtarë që ne njohim. Ka lojtarë që kanë luajtur në Turqi, si Abazaj apo portieri. Ata kanë lojtarë që ne i njohim. Ne e kemi analizuar këtë kundërshtar. Ata luajnë shumë mirë si skuadër”.

Përveç rivalëve bardheblu, trajneri turk i druhet edhe fushës së stadiumit “Air Albania”

“Stadiumi është shumë i këndshëm, por terreni është paksa jo në nivel. Kundërshtari ynë është i mirë, unë dua të bëjmë një ndeshje të mirë, por terreni mund të ndikojë në mënyrë negative”.

Asnjë mungesë për Beshiktashin për sfidën kundër Tiranës, ndërsa I pyetur nga gazetarët turk në lidhje me formacionin, trajneri Gynesh nuk ka dashur të zbulojë asgjë sa i përket skuadrës që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Next Post

Rashica e zgjedh numrin e fanellës tek Norwichi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.