• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gurabardhi dorëhiqet nga drejtimi i të kuqeve

09/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka zgjatur vetëm disa muaj aventura e Hasan Gurabardhit në drejtim të Partizanit të volejbollit për femra.

Trajneri ka dhënë dje dorëheqjen e parevokueshme nga pankina e skuadrës kryeqytetase.

Gjatë një komunikimi me “Panorama Sport”, Gurabardhi ka bërë të ditur se e ka mbyllur bashkëpunimin me të kuqet për arsye familjare, pasi së shpejti do të zhvendoset për të jetuar në Gjermani pranë fëmijëve.

Nën drejtimin e Gurabardhit në këtë pjesë të parë të sezonit, Partizani ka pasur një ecuri pozitive, duke e mbyllur fazën e parë në vendit të dytë me 6 fitore dhe 1 humbje në kampionat.

Ndërsa gjithashtu mbetet për t’u theksuar se të kuqet janë ekipi i vetëm nga pretendentet për trofe që përfaqësohen me përbërje tërësisht shqiptare, duke mos afruar asnjë lojtare të huaj.

Me largimin e Hasan Gurabardhit, Partizani do të drejtohet nga zëvendës trajneri Andi Lundra, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një zgjedhje momentale, apo do t’i besohet ekipi deri në fund të sezonit.

Next Post

VIDEO/ Sulmuesi që nuk debutoi kurrë me Kombëtaren, 29-vjeçari tund rrjetën në Rumani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.