Wednesday, 22. April 2026
Sport

Gvardiol i kënaqur që zgjodhi transferimin te City

GS 16/05/2024 1 Min. Lesezeit

Agjenti i Joshko Gvardiol, Marjan Shishiq, ka thënë se lojtari i tij është i kënaqur që ka zgjedhur transferimin te Manchester City.

Shishiq, në një intervistë të dhënë së fundmi potencoi se Gvardioli e dinte se projekti i Cityt ishte mundësia më e mirë.

“Ai është vërtet i kënaqur që është te Manchester City. Ai donte shumë t’i bashkohej Cityt verën e kaluar”.

“Josko e dinte se projekti MCFC ishte opsioni më i mirë i mundshëm dhe kishte të drejtë”.

Teilen: