Aludimet ishin të shumta dhe tanimë gjithçka po fillon të konkretizohet.
Qendërmbrojtësi kroat i “demave” të RB Leipzig, Josko Gvardiol është shumë pranë kalimit te “qytetarët” e Manchester City për shifrën rekord të 100 milionë eurove.
Klubet tashmë kanë rënë dakord për shumën e transferimit e sa i përket kontratës personale gjithçka është bërë gati një muaj më parë, ndërsa ditën e sotme futbollisti kroat ka kaluar dhe pjesën e parë të kontrollit mjekësor.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Gvardiol ishte padyshim protagonisti kryesor në prapavijën e Leipzig, në plot 41 përballje të zhvilluara për “demat” në të gjitha kompeticionet, ku arriti gjithashtu të shënojë dhe 3 gola.