• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gvozdenoviç pas fitores ndaj Partizanit: Fitorja e dytë ndaj kryeqytetasve, nuk ka diferenca në këtë kampionat

01/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i lumtur që skuadra e tij mori tre pikët e radhës, teksa tashmë do të nisin përgatitjet për sfidën e radhës.

“Sot ishte fitorja e dytë ndaj kryeqytetasve, me Dinamon dhe ishte përsëri edhe sot. Është shumë bukur kur fiton në derbi, atmosfera ishte shumë e bukur dhe kundërshtari ishte shumë i fortë. Pjesa e parë ishte barazim, në pjesën e dytë e nisëm më mirë. Por Marko Alia ishte dy herë shumë mirë pasi Partizani me 25 minutat e fundit krijoi 2-3 raste për gol. Por përsëri, ne reaguam shumë mirë dhe e meritojmë këtë fitore.

Ky është kampionati shqiptar, është shumë i fortë dhe të gjithë janë aty, nuk ka diferencë të madhe, se humbëm me Kukësin e sot mundëm Partizanin. Janë të rëndësishme pikët, jemi në rregull. Sot mbaroi kjo javë dhe do të jemi gati për javën tjetër. Por jemi sot shumë të kënaqur e të lumtur për fitoren”, tha Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Next Post

LIVE ATALANTA-JUVENTUS/ Gjimshiti i afrohet golit, luhen minutat e fundit të takimit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.