• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gyndoan: Një ditë do të luaj në Turqi, por jo këtë vit

09/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Barcelonës, Ilkaj Gyndoan, ka përfituar nga tri ditët pushim të dhëna nga trajneri Hansi Flik dhe së bashku me familjen ka udhëtuar në Stamboll. Kaq ka mjaftuar që të nisin spekulimet duke e lidhur emrin e tij me një transferim të mundshëm në Turqi, me Fenerbahçen si skuadrën më të interesuar për të.

gyndohan

Mesfushori 33- vjeçar, i lindur në Gelsenkirshen (Gjermani), nga prindër turq, i është përgjigjur pyetjeve të mediave që e kanë gjurmuar gjatë daljes nga ambientet e aeroportit. Ilkaj Gyndoan ua ka prerë shkurt, duke e bërë me dije se nuk e mendon një largim nga Barcelona, të paktën në sezonin 2024-2025, që nis pas gati një jave.

“Mund të luaj një ditë në Turqi, por jo këtë verë”, u përgjigj ai, i shoqëruar nga gruaja e tij, Sara Arfaui. Me insistimin e gazetarëve ai shtoi: “Unë e dua shumë Turqinë, por jam shumë i lumtur këtu ku jam tani (Barcelona), edhe pse në të ardhmen nuk e di se çfarë mund të ndodhë”. Gyndoan pritet të kthehet sërish në Barcelonë të shtunën për të vijuar përgatitjet me ekipin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Super gol dhe festë me shqiponjë nga Jasir Asani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.