• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gyndoan tregon dobësitë e Jamalit: E di unë si ndalet…

04/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në çerekfinale Gjermania do të përballet ndoshta me kundërshtarin më të vështirë. Spanjollët kanë zbuluar versionin më të mirë të tyre në 2024, por kapiteni i Gjermanisë Ilkai Gyndoan ka shpresa se ata mund t’i mposhtin iberikasit.

gyndoan

Në çerekfinalen e parë mes mikpritësve Gjermaninë dhe Spanjën të premten, do të takohen dy skuadrat që në sytë e shumëkujt kanë lënë përshtypjen më të mirë deri më tani në Kampionatin Europian 2024. Kapiteni – “Për sa i përket futbollit dhe atraktivitetit, por edhe efektivitetit, dy nga tre ose katër skuadrat më të mira aktualisht po përplasen”, tha mesfushori Ilkai Gyndoan, i cili është pjesë e Barcelonës në Spanjë.

“Ndeshja e Kroacisë (3:0) nuk ishte aq e qartë sa duket nga rezultati. Gjeorgjia (4:1) gjithashtu tregoi një ose dy pika të dobëta. Nëse e humbasin topin shumë shpejt, Musiala mund të jetë lojtari kryesor i tranzicionit, pothuajse më i rrezikshmi në portën e Unai Simon”, tha kapiteni i “pancerave”. Gyndoan gjithashtu ndjen dobësi në këtë qasje të rrezikshme në shpinën e Jamal: “Aktiviteti i tij në mbrojtje në veçanti nuk është më i madhi, kështu që ai ka ende shumë për të mësuar.

Mund të ketë mundësi që ne të luajmë në hapësira që ai nuk i mbulon aq mirë”, përfundoi Gyndoan. Manovrat e trajnerit Nagelsman ka dhënë rezultat efikase, duke ngjitur më sipër lkain në fazën goditëse, ndërsa Kros është spostuar pak më poshtë. Ai po zhvillon paraqitje mbresëlënëse deri në këtë fazë me Gjermaninë, madje duke kontribuar me 1 gol dhe 2 asiste, profil protagonisti. Pozita e titullarit nuk diskutohet në favor të Gyndoan. Vlen të përmendet se fitorja e fundit e Gjermanisë kundër “Furisë së kuqe” përkon me vitin 1988, plotë 36 vite “thatësirë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Foden, në mbrojtje të Southgate: Është dhe faji jonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.