Kanë nisur kërkimet për kapitenin e ri të kombëtares gjermane. Pas dorëheqjes së Ilkai Gyndoan, kombëtarja e Gjermanisë është përballur me një vendim të papritur. Cili lojtar do ta drejtojë përfaqësuesen e “Pancerave” në të ardhmen?
FAVORITI – Sipas informacioneve të “Sky”, Joshua Kimish aktualisht është kandidati më përshtatshëm për kapiten. Mesfushori i Bajernit ishte zëvendësi i parë i Gyndoan gjatë Kampionatit Europian në shtëpi dhe mori shiritin në krahë sapo u zëvendësua Ilkai. Përvoja ndërkombëtare e Kimish flet në favor të tij, me 91 ndeshje te Gjermania, ai është një nga futbollistët me më eksperiencë në skuadrën aktuale. Përveç kësaj, ai konsiderohet gjithashtu një nga lojtarët kryesorë në klubin e tij. Nuk do të ishte hera e parë që një lojtar i Bajern Mynih do të drejtonte “Pancerat” si kapiten. Ndërsa Manuel Nojer mbante shiritin e kapitenit përpara Gyndoanit, legjendat e bavarezëve si Filip Lahm dhe Bastian Shvainstaiger ishin gjithashtu kapitenët e kombëtares gjermane.
ALTERNATIVAT – Përveç Kimish, kandidat i mundshëm konsiderohet edhe Antonio Rydiger. Mbrojtësi i Real Madridit ka spikatur për angazhimin e tij të palodhur dhe aftësitë drejtuese në fushë. Rydiger konsiderohet një udhëheqës i frytshëm. Por ndryshe nga Joshua, i cili e ka mbuluar disa herë këtë detyrë, futbollisti i Real Madrid shihet më shumë si një i huaj për rolin në fjalë.
ROLI NË FUSHË – Nojer, i cili drejtoi ekipin gjerman nga viti 2016 në 2022 si kapiten, teorikisht mund të rikthehet. Megjithatë, e ardhmja e tij te Gjermania është aktualisht e pasigurt pasi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij të ardhshme me kombëtaren. Vlerësohet se nuk ka gjasa që ai të marrë sërish kapitenin. Aktualisht ka shumë indikacione se ai do të largohet nga përfaqësuesja, të paktën për momentin. Kimish duket se është zgjedhja e dukshme, dhe jo vetëm për shkak të aftësive të tij sportive. Për të flet edhe personaliteti i tij në fushë. Ai konsiderohet një lojtar me mentalitet të zhurmshëm. Përveç kësaj, pas rikthimit në mesfushë te Bajerni, duket se ai do të kthehet edhe në qendër të ekipit kombëtar. Atje ai mund të zëvendësojë Toni Kros, i cili ka dhënë dorëheqjen. Vendimi për kapitenin e ri pritet para ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë (7 shtator).
PANORAMASPORT.AL