Thursday, 9. April 2026
Sport

Gyndogan shkruan historinë e turneut më të vjetër në botë, mesfushori vendos një rekord të pabesueshëm

GS 03/06/2023 2 Min. Lesezeit

Kupa FA, aktiviteti më i vjetër futbollistik në botë, ka parë në finalen e këtij edicioni që të vendoset një rekord i jashtëzakonshëm në sfidën mes dy skuadrave të Mançesterit. Siti përballej me Junajtid në një duel të ethshëm dhe të denjë për një finale të tillë.gyndogan

Përveç spektaklit, as rekordet e vendosura në këtë sfidë nuk kanë munguar, por asnjë nuk i afrohet atij që ka vendosur Ilkai Gyndogan. Mesfushori i Mançester Sitit e nisi ndeshjen me gol pasi shënoi me një gjuajtje spektakolare që në sekondat e parë të sfidës finale në “Uembli”.

Goli i tij i shënuar në sekondën e 12 të duelit në fakt regjistron rekordin e finaleve të këtij aktiviteti historik si më i shpejti i realizuar ndonjëherë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Luis Saha, i cili kishte shënuar me fanellën e Evertonit në sekondën e 25 të duelit ndaj Çelsit në vitin 2009. Por gjuajtja e Gyndogan bëri të pavlefshëm atë rekord duke vendosur të riun, që do të jetë shumë e vështirë që të thyhet përsëri në këto nivele.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: