Friday, 24. April 2026
Sport

Haaland i bën vetes një super dhuratë

GS 29/02/2024 1 Min. Lesezeit

Pas dy muajsh të vështirë, për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave, Erling Haaland duket se tashmë është rikthyer në “makinën” shkatërruese të golave, sikurse të gjithë e njohim.

Të martën në mbrëmje, norvegjezi shënoi 5 gola në fitoren 6-2 të Manchester City ndaj Luton Town, në ndeshjen e “FA Cup”.

Një mbrëmje e mrekullueshme për sulmuesin, i cili vazhdon të përflitet edhe për historinë e tij jashtë futbollit. Sipas medias norvegjeze “Dagens Naeringsliv”, ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka vendosur t’i bëjë vetes një super dhuratë.

Ai është në negociata me prodhuesin e makinave “Mercedes” për të blerë modelin “AMG One”, një automjet me vlerë 2.5 milionë euro, që përmban të njëjtin motor të përdorur nga ekipi “Mercedes” në Formula 1 gjatë sezonit 2016-2017.

Kjo makinë luksoze mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 352 km/h dhe ka vetëm 275 kopje në treg.

Teilen: