• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland: Nuk kemi rivalitet me Mbappen si Messi – Ronaldo

10/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haaland ka shpjeguar se pse beteja e tij për supremaci me Kylian Mbappe nuk mund të lidhet me debatin që ka ekzistuar për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Manchester City është bërë sensacion i ditëve moderne, me disa sezone ku shënoi shumë gola në Red Bull Salzburg, mandej Borussia Dortmund dhe tani në futbollin anglez.

Haaland ka shënuar 56 gola për klubin dhe vendin e tij gjatë sezonit 2022/23, duke e lënë shumë prapa superyllin e Paris Saint-Germain, Mbappe kur bëhet fjalë për paraqitjet kolektive të skuadrave.

Haaland dhe Mbappe pritet që të bëhen ikonat e reja në botën e futbollit, pasi që Messi dhe Ronaldo janë në fund të karrierave të tyre, por norvegjezi insiston se ai i kushton shumë pak vëmendje shkrimeve për një rival të tij të supozuar.

“Këtë e mendojnë të gjithë, por ju duhet të theksoni sa çfarë gjërash të ‘çmendura’ anë bërë Messi e Cristiano.

Ju po ashtu duhet të kujtoni se ata ende bëjnë të tilla gjëra, edhe pse po bëhen çdo vit janë më të vjetër. Ata janë ende futbollist fantastik. Por unë kurrë nuk flas për veten si të jem kundër futbollisteve të tjerë, kjo është mënyra se si unë i shoh gjërat.

Fokusohem te vetja, përpiqem çdo ditë të jem më i mirë, të vazhdojë që të kënaqem me gjërat çfarë i bëjë dhe të bëhem versioni më i mirë i vetvetes”, ka thënë ai gjatë një interviste për France Football kur është pyetur për duelin ndaj Mbappes.

Derisa Haaland rrallë fokusohet në atë çfarë bën Mbappe, ai kënaqet duke parë ata të cilët kanë fuqi për të vrapuar shpejt në aksion.

“Po, natyrisht, shikoj shumë futboll në TV. Me pëlqen futbolli, gjithmonë e kam pëlqyer dhe mund të thoni se ai ma merr tërë kohën time, jo vetëm profesionale apo në jetën time private. Por ka shumë ndeshje dhe stërvitjet për të cilat mendoj t’i rikuperoj gjithashtu”, shtoi 23 vjeçari.

Haaland dhe Mbappe të dy janë në listën e ngushtë për Topin e Artë 2023, me shtatëherë fituesin Messi që ende konsiderohet favorit për ta fituar atë, pasi që ndihmoi Argjentinën për ta fituar Botërorin vitin e kaluar.

Next Post

Kjo është atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Poloni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.