• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haaland ‘thumbon’ Mancini-n: Më prekte të pasmet, por më motivoi

17/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores 4-1 të Norvegjisë ndaj Italisë, Erling Haaland shpërtheu në televizionin norvegjez, duke akuzuar Gianluca Mancinin për provokime.

Erling Haaland ishte protagonist absolut i Norvegjisë, e cila me triumfin 4-1 në “San Siro” siguroi kualifikimin e katërt në histori drejt Kampionatit Botëror. Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi u shfaq në televizionin norvegjez jo vetëm për të festuar suksesin, por edhe për të shpjeguar metodat mbrojtëse të Italisë.

Duke komentuar ndeshjen, Haaland u ndal te sjellja e Gianluca Mancini-t, mbrojtës i Romës, i cili sipas tij e kishte provokuar me mënyra të pazakonta gjatë lojës. Norvegjezi foli pa dorashka, duke e thumbuar italianin drejtpërdrejt në transmetim:

“Mancini filloi të më prekte të pasmet kur rezultati ishte 1-1. Mendova: ‘Çfarë po bën ky?’. Pastaj u motivova dhe i thashë: ‘Faleminderit për motivimin, hajde të vazhdojmë’. Shënova dy gola dhe fituam 4-1. Prandaj e falënderoj.”

Kjo deklaratë ka shpërthyer debatet në rrjetet sociale dhe në mediet norvegjeze, të cilat po diskutojnë më shumë gjestin e Mancini-t dhe reagimin fitimtar të Haalandit sesa vetë fitoren historike.

Image

Krenaria e Norvegjisë në “San Siro”

Pavarësisht polemikës me Mancini-n, Haaland vlerësoi edhe paraqitjen kolektive të skuadrës së tij, duke e cilësuar fitoren në Itali si një nga më të rëndësishmet në historinë e fundit të kombëtares norvegjeze.

“Kjo është ndoshta ndeshja më mbresëlënëse që ka zhvilluar skuadra deri tani. Të fitosh 4-1 këtu është vërtet e veçantë. Kjo fitore tregon se jemi të paparashikueshëm. Tani ekipet e mëdha po na marrin vërtet seriozisht.”

Next Post

Skandali i Adeyem me armë të paligjshme, a rrezikon përjashtim nga Gjermania?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.